Serie A

De Zerbi dhe Ventura, kandidaturat për stolin e Cagliarit

Cagliari në dy ndeshjet e ardhshme luan qëndrimin në Serinë A e megjithatë drejtuesit mendojnë për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit mendojnë të afrojnë në stol Roberto De Zerbin i cili ka bërë një punë të mirë që kur mori drejtimin e Beneventos edhe pse ekipi kishte shanse të pakta për mbijetesë. Primare për Cagliarin është qëndrimi mes më të mirëve dhe ky objektiv do të lehtësonte edhe afrimin e De Zerbit. Gjithashtu presidenti Giulini ka si kandidat tjetër, ish trajnerin e Italisë, Ventura.

To Top