Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

De Gea shpëton Man.United, Under nuk i mjafton Romës

Shumë raste, shumë volum loje por në fund sfida e Ramon Sanchez Pizjuan mes Sevillas dhe Manchester United prodhoi vetëm një barazim pa gola që la gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit për takimin që do të zhvillohet pas 3 javësh në Old Traford. Fitore me përmbysje në sfidën e tjetër të raundit të 1/8-ave  me Shakthar Donetsk që në Ukrainë kaloi 2-1 Romën. Në Andaluzi Sevilla dominoi me lojë ndaj Djajëve të Kuq për pjesën më të madhe të kohës, por në pjesën e parë David De Gea me ndërhyrjet e tij ishte thjeshtë fantastic. Në fraksionin e dytë Lukakut iu anullua një gol për pozicion jashtë loje ndërkohë që vendasit nuk kishin saktësinë e duhur në finalizim me Montellën e Mourinhon që në fund duhet të kënaqeshin me një barazim pa gola. Në takimin tjetër të zhvilluar në Lviv goli i talentit turk Under nuk i mjaftoi Romës pasi në pjesën e dytë Shakthari përmbysi rezultatin duke marrë një fitore me peshë falë golave të sulmuesit argjentinas Facundo Ferreyra dhe mesfushorit brazilian Fred.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...