Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

De Biasi: Gabova që shkova në Spanjë, Roma dhe Juve s’kanë shanse

“As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen. Ekziston një diferencë e madhe teknike kundrejt Barcelonës dhe Realit të Madridit.” Kështu shprehet ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, para sfidave të kthimit çerekfinale të skuadrave italiane në Champions.  Më tej ai shpjegon se hendeku mes futbollit italian dhe kampionateve më të forta në Europë është bërë edhe më i madh.

“Të tjerët janë rritur. Kampionët nuk preferojnë më skuadrat italiane. Dikur ia lejonim vetes të bënim investime të mëdha, ndoshta pa i menduar mirë, me rrezikun e asaj që bëri Parma. Jashtë Italisë vetëm Juventusi ia ka dalë të shkojë deri në fund. Të përballesh me një realitet tjetër, më superior, bëhet shumë më e vështirë. Tek Juventusi janë treguar të zotë në investime dhe në shitjen e futbollistëve në momentin e duhur. Kompeticionet ndërkombëtare janë bërë shumë të vështira. Në fund të fundit, vjen një tjetër arab dhe merr skuadrën që do.”

De Biasi e sheh zgjidhjen për futbollin italian te përkrahja e futbollistëve të rinj, pa frikën se mund të gabojnë. Sa i përket të ardhmes së tij, ish-tekniku kuqezi u shpreh:

“Pres të më vijë një tjetër mundësi. Jam shumë i hapur ndaj çdo oferte. Gabova që shkova në Spanjë te Alaves. Ishte një zgjedhje emocionale. Duke parë karrierën time, duhet të kisha vepruar me racionalitet.”  

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...