Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Daniel Ricciardo, mesazh lamtumire Red Bullit

“Te Red Bulli kam kaluar shumë kohë, duke nisur që nga skuadra e të rinjve, por duhen vlerësuar shumë gjëra të lidhura bashkë në një pikë të caktuar.”

Fjalë me “aromë” lamtumire këto të Daniel Ricciardos në konferencën për shtyp të zhvilluar në Baku, në prag të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, duke vërtetuar zërat për largimin e mundshëm nga skuadra austriake në fund të këtij viti.

“Kam folur vetëm me Red Bullin, jo me Mercedesin apo Ferrarin. Do të vendos në verë për të ardhmen time. Sigurisht që nuk e lë Red Bullin për të qenë pilot i dytë në një skuadër tjetër. Kudo që do të shkoj, dua të kem shansin për të qenë kampion bote. Gjithsesi, do të kem kohën e nevojshme për të vendosur për të ardhmen.”

Australiani shfaqet optimist para garës së kryeqytetit azer, Baku.

“Nuk kam patur shumë suksese, për këtë arsye secili është i veçantë. Para suksesit të fundit kisha fituar pikërisht në Baku, por kishte kaluar shumë kohë. U zhgënjeva shumë në Bahrein, pasi dola nga pista pas disa xhirove, por e shfrytëzova më së miri për ta kaluar këtë periudhë të vështirë. Dëshirojmë të jemi në garë për objektiva të mëdha. Në Kinë e shfrytëzova më së miri makinën e sigurisë, por jo gjithmonë është e mundur të nisesh i pari.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...