Ligue 1

Dani Alves: Neymar nuk mund të qëndronte nën hijen e Messit

Dani Alves lëshon gjithmonë ndonjë perlë kur flet për mediat. Këtë të hënë mbrojtësi brazialin i intervistuar nga faqja zytare e FIFA-s, komentoi edhe blerjen e Neymar nga PSG për shumë rekord 222 milionë euro.

“Mendoj se kur luan me Messin, je ne krah të lojtarit më me influencë në botën e futbollit. Por duhet të dalësh nga hija e tij. Të luash përkrah Messit, që mbetet një lojtar unik, është gjëja më e pabesueshme që mund të të ndodhë. Por pastaj ekziston gjithmonë dyshimi nëse je vërtet lojtar cilësor, apo dukesh i tillë për meritë të tij. Trofetë individuale mund t’i fitosh më lehtë vetëm nëse nuk luan në të njëjtën skuadër me një lojtar si ai.”

Ndërsa për transferimin e tij te PSG, pas eksepriencës me Juven, Alves theksoi se e sheh si një sfidë personale, sepse i pëlqen adrenalina që i jep dëshira për të ndryshuar historinë e një klubi.

To Top