Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Dalipi: Partizani shënon dhe kualifikohet, arbitrat të bëjnë kujdes

Me Partizanin që pritet të luajë në sulm përballë Flamurtarit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ofensiva nis nga zv.trajneri Klevis Dalipi. Duke vlerësuar edhe episodet në dy ndeshjet e luajtura në Vlorë, numri 2 i stolit që do të drejtojë ekipin në mungesë të Sulejman Starovës të pezulluar, u bëri thirrje arbitrave për kujdes.

Klevis Dalipi

“Jemi të mirëpërgatitur, por përpara se të flisja për vështirësuitë e takimit, doja të kërkoja më tepër vëmendje nga arbitrat për ato gabimet humane që kanë bërë gjatë këtyre javëve. Dua të theksoj golin e Prognit, do të ishte pak më e thjeshtë në kuptimin e rezultatit, sepse një gol i shënuar në Vlorë do të na jepte shumë avantazh në ndeshjen e khimit. Ne nuk kërkojmë asnjë ndihmë, por duke pasur parasysh kur diskutohet kualifikimi në Kupë me Flamurtarin, këto gabimet e vogla “humane” bëjnë diferencën. Shpresoj që të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë më të kujdesshëm”.

Me vetëm dy gola të realizuar në pesë ndeshjet e fundit, problemi më i madh i Partizani mbetet finalizimi në portë. Dalipi beson se të kuqtë do të arrijnë të shënojnë, ndërsa mundohet të mbyllë çdo diskutim për Edgar Çanin, pas zërave se rikthimi i sulmuesit mund të shtyhet për disa javë.

Klevis Dalipi

“Në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, edhe sepse terreni do të jetë i rënduar. Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm, duke dhënë maksimumin dhe të shpresojmë që do të shënojmë sa më shpejt që do të jetë e mundur. Por, nuk duhet humbur durimi gjatë 90 minutave, sepse ndeshja mund të ketë episode të ndryshme dhe pësimi i një goli do të na i vështirësonte gjërat. Kam besim se skuadra do të arrijë të shënojë. Përsa i takon Çanit, që ta mbyllim këtë histori njëherë e përgjithmonë, sulmuesi do të kthehet vetëm kur të kalojë testet dhe ngarkesat e larta me skuadrën”.

Kupa është objektivi real i Partizanit. Një mënyrë për ta mbyllur sezonin me trofe, por edhe si rruga më e shkurtër për të luajtur në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se skuadra sheh nga Europa edhe në kampionat.

Klevis Dalipi

“Matematikisht nuk ka mbaruar, por titulli kampion është larg dhe për këtë arsye ne do të synojmë Kupën. Duhet të përqendrohemi dhe të jemi të bindur në fushë për t’u kualifikuar, sepse në këtë mënyrë mund të arrijmë të fitojmë edhe trofeun.Kualifikimi i mundshëm në Kupë mund të na jepte avantazh për ecurinë e skuadrës. Por, edhe në kampionat javën e kaluar kishim mundësi që të ngjiteshim në vendin e tretë. Edhe kampionati është i mundshëm, kështu që të dyja janë paralel”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...