Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dalipi: Më kënaq loja, Çani shënoi eurogol

Klevis Dalipi po shijon rikthimet dhe formën e mirë të Partizanit, që sot mori një tjetër 3-pikësh dhe për më tepër ndaj një kundërshtari si Flamurtari.

Më shumë kënaqësi për fitoren, apo për golin e Çanit?
Dalipi: Jam më shumë i kënaqur për lojën që ne zhvilluam. Skuadra interpretoi mjaft mirë ndeshjen dhe iu imponua kundërshtarit, duke kontrolluar lojën gjatë gjithë 90-minutëshit. Çani shënoi një eurogol, që erdhi si rrjedhojë e lojës së mirë. Largova Bardhin për të hedhur Çanin, pasi e ndjeva se duhet të synonim golin në lojën në ajër, sepse Flamurtari po mbyllej.

Ka pishman që ndërprerja vjen në një moment të mirë për ju?
Dalipi: Nuk ka asnjë problem, pasi do të mund të rikuperojmë edhe disa lojtarë të tjerë dhe do të jemi më të plotë në organikë, gjë që do të na ndihmojë të shprehemi më mirë ndaj çdo kundërshtari.

A ka ardhur momenti që Çani ta nisë takimin nga fillimi?
Dalipi: Ne kemi një organikë shumë të madhe lojtarësh dhe të gjithë janë cilësorë. Kjo na jep mundësinë të bëjmë ndryshimet e duhura, për të marrë edhe frytet. Çani ia doli me sukses për aq minuta sa luajti dhe me ndërprerjen e kampionatit besoj se do të përmirësohet edhe më shumë fizikisht, për të pasur më shumë minuta në dispozicion.

Çfarë ndodh kur një sulmues shënon pas 26 javësh?
Dalipi: Çani ka disa javë që e kërkon golin dhe paraqitjet e mira, pasi që në stërvitje është treguar shumë këmbëngulës. Shënoi një gol mjaft të bukur dhe na dha 3 pikët, ndaj e komplimentoj për lojën që dhuroi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...