Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Dalipi: Keqardhje për golin e ndeshjes së parë. Mohoj akuzat e Iulianos

Edhe Partizani u përfaqësua në pankinë me zv. trajnerin Dalipi, i cili vlerësoi lojën e skuadrës së tij, ndërsa ‘qau’ golin e anuluar në sfidën e parë në Vlorë.

“Luajtëm mirë dhe merituam më shumë, por na kushtoi shumë goli që na u anulua në ndeshjen e parë. Ne shënuam përmbysëm ndeshjen dhe e mbajtëm Flamurtarin në gjysmëfushën e tij, ndërsa i patëm edhe mundësitë për të shënuar golin e kualifikimit.

Kupa ishte një tjetër objektiv i sfumuar për Partizanin, që tani mbërritjen në zonën Europiane ka motivin e vetëm për të cilin garon.

“Objektivi ynë është të arrijmë patjetër kupat e Europës dhe besoj se do t’ia dalim. Të mos harrojmë se kemi qenë shumë poshtë në renditje dhe tani jemi pretendentë për vendin e 3-të. Nuk e arritëm Europën nëpërmjet Kupës dhe do ta synojmë atë nëpërmjet kampionatit, duke synuar minimalisht vendin e 3-të.

Mark Iuliano ka thënë për mediat italiane se në Shqipëri shumica e ndeshjeve ishin të çuditshme dhe se shumë njerëz luanin skedina. Dalipi mohon këto lloj akuzash dhe thotë se edhe Iuliano ka përgjegjësinë e tij, pasi ishte ai që zgjodhi lojtarët në verë.

“Nuk e besoj që Iuliano të jetë shprehur në këtë mënyrë, të paktën me aq sa unë e njoha dhe bashkëpunova me të, por mund të jetë ndonjë shtrembërim i medias. Gjithsesi, edhe ai ka një pjesë të përgjegjësisë për atë gjendje, pasi solli shumë lojtarë që nuk luajtën fare, apo që nuk ishin në lartësinë e duhur. Për të gjithë emrat e merkatos, e dha ai miratimin. Meritë për ndryshimin e situatës ka e gjithë skuadra dhe stafi, por veçanërisht trajneri Starova, që e njeh mirë kampionatin, por edhe Partizanin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...