Futboll

Dalbert drejt Interit

Telenovela për transferimin e Dalbert Henrique nga Nice te Interi mund të përfundojë gjatë kësaj jave. Sipas mediave franceze, mbrojtësi do të zbarkojë në Milano gjatë ditës së Enjte ku do t’i nënshtrohet vizitave rutinë mjekësore. Për kartonin e 23-vjeçarit drejtuesit zikaltër do të derdhin në arkat e klubit francez shumën e 20 milionë Eurove plus edhe 20% në rast se skuadra e Spallettit vendos ta rishesë brazilianin.

To Top