Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Daja zbulon problemet e D. Zagreb: Ti shfrytëzojmë!

Ndërsa lojtarët e Skënderbeut rikuperonin forcat për të qenë gati për duelin më të rëndësishëm të këtij fillim-sezoni, Ilir Daja ishte i angazhuar në vëzhgime dhe analiza. Trajneri i korçarëve vëzhgoi nga afër Dinamon e Zagrebit, rivalen në fazën “play off” të Europa League.

Ilir Daja

Kishim tre ditë pushim dhe duke qenë se në këtë periudhë luhej derbi i Kroacisë, Dinamo me Hajdukun, në kohë rekord klubi dhe presidenti bën të mundur që unë ta ndiqja ndeshjen direkt. Sepse në çdo moment e shikon fushën në çdo sektor. Është tjetër ta shohësh live dhe tjetër nëpërmjet televizorit, por jo Supersporti, sepse Supersporti transmeton aq mirë dhe me aq shumë kamera, sa që duket sikur je në stadium.

Tekniku vlerëson maksimalisht kundërshtarët, e pavarësisht se niveli i vështirësisë është shumë i lart, nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Ilir Daja

Nuk do të ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë: janë një ekip shumë i fort, me shumë kualitete, me lojtarë të rinj të rritur në shkollën e Dinamos dhe me traditë në futboll. Nuk do të futemi në lojë të dorëzuar, sepse në futboll shanset ekzistojnë, pavarësisht se kundeërshtarët janë favoritë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që me suportin e tifozëve korçarë, por edhe të gjithë shqiptarëve, të jemi ne që të vazhdojmë më tej, pavarësisht se niveli i vështirësisë është në një shkallë shumë herë më të lartë se në herët e tjera.

Si çdo skuadër, edhe Dinamo e Zagrebit ka pikat e saj të dobta të cilat mund të shfrytëzohen. Ilir Daja nuk pranon të zbulojë detaje, ndërsa ka nisur të mendojë si të mbrohet edhe nga “spiunët” e kroatëve.

Ilir Daja

Dobësitë e Dinamo Zagreb? Nuk mund të them asgjë, sepse gjatë qëndrimit tim në Zagreb mora informacion se edhe kundërshtarët do të sjellin njerëz për të vëzhguar si do ta përgatisim ne ndeshjen. Ndoshta jam i detyruar që pas një bisede me presidentin, të paktën javën e dytë të stërvitemi me dyer të mbyllura. Por, kanë edhe ata probleme brenda elementëve tekniko-taktikë. Janë shumë të pakta, por ne do të mundohemi ti shfrytëzojmë.

Trajneri i Skënderbeut ka një përgjigje edhe për të gjithë ata që mendojnë se pas shitjeve të lojtarëve si Marko Pjaca e Marko Rog, Dinamo e Zagrebit nuk është më rivali i frikshëm i dy viteve më parë, që i eliminoi korçarët në fazën “play off” të Championsit.

Ilir Daja

Nëse do të hyjmë në fushë me mendimin se Dinamo nuk është më skuadra e dy vjetëve më parë do të bëjmë një gabim më të madh. Në një moment kur ndeshja ishte e barabartë, me rezultat dhe me elementë të lojës, në kohën kur Hajduku nuk ishte i përqendruar, pësoi dy gola shumë të shpejt. Këto ekipe lëvizin pak: Mund të ndryshojnë emrat, por prurjet i kanë shumë të mira. Dhe e dyta, ne nuk duhet të hyjmë në fushë me këtë mendim, por që të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të luajmë si grup, për të shfrytëzuar ato dobësi që ne do ti analizojmë bashkë me ekipin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...