Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Suksesi falë bashkëpunimit, nga nesër mendojmë për Kupën

Trajneri Ilir Daja fitoi titullin e tretë kampion në Kategorinë Superiore, këtë herë me Skënderbeun, skuadrën që ka dominuar në vitet e fundit kampionatin. Tekniku mori drejtimin e korçarëve në janarin e vitit 2017, duke drejtuar skuadrën drejt suksesit në Europë, kampionat, dhe ndoshta edhe në Kupë, ku do të diskutojë finalen të shtunën me Laçin.

Një titull tërësisht i merituar…
Natyrisht që e kemi merituar plotësisht për atë që kemi dhënë që nga java e parë dhe deri kur e fituam titullin. Kemi punuar mjaft mirë dhe kemi vlerësuar çdo ndeshje, pavarësisht problemeve jashtë fushe, ndaj edhe ia kemi dalë të festojmë me meritë. Tani do të festojmë sonte, ndërsa nesër të gjithë do të jemi në hotel, për të nisur punën për të fituar edhe Kupën e Shqipërisë, që është objektivi ynë i këtij sezoni, për ta mbyllur në mënyrën e duhur.

Çfarë i ka shtuar Daja Skënderbeut?
Unë mendoj se bashkëpunimi është çelësi i suksesit. Meritë ka pa diskutim presidenti, që ka investuar për të ndërtuar jo vetëm një skuadër të fortë, por edhe një shoqëri të fortë, me struktura mjaft solide. Gjithashtu edhe lojtarët kanë qenë profesionistë të vërtetë, duke dhënë më të mirën në fushën e lojës dhe duke marrë përgjegjësitë. Jo më kot arritëm të ecim edhe në Europë, ndërsa vendosëm edhe një rekord, duke mos humbur në shtëpi për më tepër se një vit, deri në ndeshjen me Kukësin para pak javësh.

Cili është lojtari për trajnerin?
Ka disa në fakt, por e kam të vështirë të veçoj emra, pasi të gjithë liderët e skuadrës kanë marrë përgjegjësitë në fushë, për të dhënë më të mirën.

Vllaznia ka rënë në Kategorinë e Parë…
Kushdo që merret me futboll, qoftë edhe si tifoz i thjeshtë, ndjen keqardhje që shikon Vllazninë të bjerë në kategorinë e Parë. Po flasim për djepin e futbollit shqiptar, por shpresojmë që ky vit negativ t’i shërbejë për t’u rikthyer shumë më e fortë dhe për të nxjerrë mësime nga kjo eksperiencë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...