Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: Fitore e merituar, Vangjeli të bëjë kujdes

Skënderbeu u rikthye te fitorja, që i mungonte që nga sfida me Kukësin, duke mposhtur Lushnjën me rezultatin 1-3, në ‘Roza haxhiu’. Trajneri Daja u shpreh i kënaqur me rezultatin, por evidentoi edhe disa probleme te ekipi i tij.

“E dinim që nuk do ta kishim të lehtë dhe kjo u vërtetua edhe sot, pasi disa prej lojtarëve të mi nuk u përshtatën si duhet me terrenin, që ishte i rënduar dhe nuk mund të tentonim të luanim me pasime të shkurtra. Më shqetëson fakti që po marrim sërish gola nga goditjet standard, ashtu si sot, por kjo besoj se vjen për shkak të ndryshimeve në formacion”, tha Daja.

Ky 3-pikësh rikthen qetësinë te skuadra korçare, që vetëm 1 javë më parë pësoi humbjen e parë sezonale në Laç, por trajneri Daja paralajmëron se tani e tutje, në fushë do të zbresin vetëm ata që japin maksimumin.

“Fitorja është shumë e rëndësishme për rikthimin e qetësisë, por besoj se të martën do të bëjmë një analizë të plotë, ku gjithsecili do të ketë mundësi të rishikojë paraqitjen e tij dhe më pas në fushë do luajnë ata që japin gjithmonë maksimumin”, u shpreh trajneri i Skënderbeut.

Me merkaton e janarit në prag, trajneri Daja theksoi se çdo ekip ka nevojë për përforcime, por refuzoi të flasë me emra, ndërsa evidentoi se pret ndërhyrje në repartin e sulmit. Ndërkohë, tekniku korçar nuk ngurroi t’i tërheqë vërejtjen edhe veteranit Kristi Vangjeli.

“Vangjeli ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, bashkë me Radasin, por kartonët e shpeshtë nuk i shkojnë për shtat një futbollisti me eksperiencën e tij. Besoj që ai duhet të jetë më i kujdesshëm në këtë pikë, pasi rrezikon të na ndëshkojë”, u shpreh Ilir Daja.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...