Tifogrupi më i madh i Milanit, Curva Sud ka reaguar sërish ndaj portierit të kuqezinjve, Gigio Donnarumma. Kreu i këtij tifogrupi, Giancarlo Capelli, ka deklaruar për mediet italiane se ka ardhur koha që portieri të qartësojë pozicionin e tij njëherë e mirë.
“Ka më tepër se 6 muaj që kemi këto probleme dhe tani ka arritur kulmi, ndaj vendosët t’i dërgojmë atë mesazh mbrëmë. Vazhdimisht Raiola ka bërë të tilla deklarata dhe thuajse gjithmonë, pas reagimit tonë dhe të klubit, Gigio dhe familja e tij, ia kanë atribuuar ato menaxherit të tyre. Tani ka ardhur koha që Donnarumma të qartësojë situatën e tij njëherë e mirë. Nëse do të largohet, le ta thotë, në të kundërt, gjëja e parë që duhet të bëjë, është të largojë Raiolën si menaxher, pasi deklaratat e tij të vazhdueshme i vuan Milani dhe ne tifozët e tij. Jemi plotësisht të kënaqur me qëndrimin e klubit dhe theksojmë edhe njëherë se presim që edhe Donnarumma të qartësojë qëndrimin e tij”, tha ‘Il Barone’.