Kategoria Superiore

Cungu: Vllaznia shpërdoron shumë para portës

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, nuk i kurseu kritikat për skuadrën e tij, që nuk po jep maksimumin për të marrë rezultat pozitiv.

Nuk është situatë e mirë, pasi vetë rezultatet nuk të lënë shumë për të komentuar. Kemi bërë gabime të shumta, sidomos në shtëpinë tonë. Cdo ekip në fushën e vet bën maksimumin. Duket se e kemi marrë pak lehtë. Nuk vijnë pikët nëse nuk djersin shumë. Patëm 45 minuta të mira, me dy raste për të shënuar, ndërsa në 45 minutat e dyta nuk bëmë asgjë. Nuk mund të rrijë një ekip për një pjesë lojë në gjysmëfushën e tij. Kemi prodhuar lojë, kemi patur mundësi për shënim, por shpërdorojmë shumë.

Cungu e pranoi se organika e Vllaznisë ka mungesa të lojtarëve cilësorë për ta dërguar topin në rrjetë.

Nuk e di kur do të marrin përgjegjësi lojtarët për ta cuar topin në rrjetë. Unë marr përgjegjësitë e mia, por kjo është Vllaznia, me këta lojtarë. Gjithsesi, unë besoj se nuk është ky maksimumi që mund të japë Vllaznia, pres shumë më tepër.

To Top