Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Gjermanisë

Çudia në Gjermani, moviola me celular

Bayerni i Mynihut luajti në Leipzig ndeshjen e vlefshme për kupën e Gjermanisë, në të cilën fitoi vetëm pas goditjes së 11 metërshave. Gjithsesi, kjo ndeshje do të mbahet mend për një episod qesharak, me protagonist drejtuesin teknik të Leipzigut.

Në fund të pjesës së parë, arbitri akordoi një penallti për Leipzig-un, por pasi u konsultua me anësorin, vendosi të anulojë 11 metërshin dhe të akordojë goditje dënimi në kufijtë e zonës. Kjo e acaroi shumë drejtuesin teknik të vendasve, Ralph Rangnick, që la vendin e tij në tribunë dhe nxitoi t’i afrohej gjyqtarit kryesor, në përfundim të pjesës së parë.

Rangnick, me telefon në dorë, donte t’i provonte kryesorit se kishte gabuar me vendimin e tij, ndërsa kjo situatë shkaktoi të qeshura në stadium dhe reagimin e futbollistëve të Bayernit, që tentuan të ndalojnë drejtuesin teknik të Leipzigut.

Bayern dhe Leipzig do të përballen sërish këtë të shtunë, por tani ndeshja do të luhet në Mynih dhe do të vlejë për Bundesligën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...