Serie A

Crotone pa trajner, Davide Nicola jep dorëheqjen e parevokueshme

Davide Nicola ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme si trajner i Crotones. Vendimi i papritur erdhi pas përplasjes me drejtuesit në përfundim të ndeshjes së humbur me Udinesen, që ishte e katërta radhazi mes Serisë A dhe Kupës së Italisë. Mbyllet në këtë moment aventura e Nicolas në krye të kalabrezëve, 7 muaj pas mbijetesës historike mes më të mirave të futbollit italian. Heshtje e plotë nga drejtuesit e Crotones, që po punojnë për të gjetur sa më parë pasuesin e trajnerit të larguar.

To Top