Serie A

Crotone – Atalanta apo Ajeti-Berisha, derbi kuqezi pa fitues

Nuk pati asnjë fitues në derbin kuqezi mes Arlind Ajetit dhe Etrit Berishës në takimin Crotone – Atalanta, ku gjithçka përfundoi në barazim 1-1. Mbrojtësi i Përfaqësueses Shqiptare u aktivizua në minutën e 68-të, ndërsa portieri kuqezi ishte si gjithnjë mes titullarëve te bergamaskët.

Emocionet e sfidës u përmblodhën të gjitha në 10 minutat e fundit. Goli i shënuar nga Crotone vendosi në qendër të vëmendjes dy lojtarët e Shqipërisë. Ajeti kërceu me kokë, duke kthyer topin në qendër. Berisha nuk arriti ta kontrollonte topin dhe Mandragora e përcolli në fund të rrjetës.

U duk se dueli po shkonte në favor të kuqebluve, por Atalanta riktheu baraspeshën me Jose Luis Palomino që me portën e boshatisur i fiksoi shifrat përfundimtare në 1-1.

To Top