Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Coutinho në podiumin e transferimeve më të shtrenjta në histori

Pavarësisht se janë vetëm orët e para, merkato e Janarit ka sjellë goditje të pabesueshme. Zhurma e blerjes së holandezit Van Dijk nga Southampton te Liverpooli për 85 milionë euro, duke e bërë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, u sfumua nga transferimi i Coutinho-s nga “Reds” te Barcelona.

Me transferimin në Camp Nou për 160 milionë euro, nga të cilat 120 për kartonin dhe 40 milionë euro bonuse për paraqitjet, braziliani hyri menjëherë në podiumin e blerjeve më të shtrenjta të historisë së futbollit, me klasifikimin që prej startit të edicionit është përmbysur pas disa viteve dominim të Realit.

Mesfushori ofensiv bëhet transferimi i tretë më i shtrenjtë, me vendin e parë që mbahet nga operacioni galaktik i kalimit të Neymar nga Barcelona te Paris Saint Germain, me sheikët e klubit francez që paguan klauzolën me vlerë 222 milionë euro për prishjen e kontratës.

Vendi i dytë mbahet nga një tjetër goditje e parizienëve, që sikur të mos mjaftonte Neymar u përforcuan edhe me xhevahirin francez, Kylian Mbappé. 180 milionë euro për sulmuesin që mahniti botën gjatë sezonit të kaluar, por që prej fair-playt financiar të UEFA-s transferimi i 19-vjeçarit në Paris u realizua si huazim me të drejtë blerje.

Me transferimin te Barcelona dhe vendin e tretë, Coutinho spostoi një tjetër afrim të katalanëve, francezin Dembele nga Borussia Dortmund dhe kalimin e Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United, me të dy lojtarët që janë në kuotën e 105 milionë eurove.

Surprizë është rrëshqitja e Realit të Madridit në renditjen e veçantë, me “Los Blancos” që nga lider absolutë ndër vite tashmë mbajnë vendet 6 dhe 7, me 101 milionë euro për Gareth Bale dhe 94 milionë për Cristiano Ronaldon. E para nga italianet është Juventusi, me afrimin e Gonzalo Higuain nga Napoli, duke paguar klauzolën prej 90 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

Megjithatë, mbetet fakti që prej fillimit të këtij sezoni, paratë e kinezëve dhe sheikëve kanë tronditur tregun botëror të transferimeve në futboll. Një tërmet i tillë, vështirë se do të harrohet.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...