Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Courtois dhe Fabregas në kor: Chelsea mposht United dhe fiton Kupën

Me Premier Leaguen që uli siparin në datën 13 maj, dita e shtunë premton emocionet e fundit të këtij edicioni anglez pikërisht për finalen e FA Cup që do të zhvillohet mes Chelsea-it dhe Manchester United. “Blutë e Londrës”  kërkojnë ta mbyllin sezonin duke marrë një shije të mirë pas atij zhgënjimi që dhuroi vendi i pestë në klasifiimin e kampionatit çka automatikisht ju mohon edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër Djatë e Kuq të cilët siguruan vendin e dytë në klasifikim edhe për këtë finale vijnë si favoritë në arenën e Wembley-it. Gjithsesi, një situatë e tillë duket sikur ka karikuar formacionin e Chelsea-it me portierin belg Thibaut Courtois, i cili shprehet se tashmë ky është një ekip shumë i motivuar për të gjetur fitoren.

“Si një skuadër që nuk morëm asnjë trofe këtë vit, ajo çfarë kërkojmë nga kjo finale është padiskutim fitorja. Në të vërtetë mendoj se shanset në finale janë gjithnjë 50-50 dhe se në një të tillë gjithçka mund të ndodhë. Edhe pse United vjen më i favorizuar pasi e mbylli sezonin i renditur më lart se sa ne mund të them se Kupa ndryshon nga ndeshjet e kampionatit, Prandaj gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë Mourinho rezervon gjithnjë surpriza. Me pak fjalë mendoj e ka për të qënë një ndeshje e bukur dhe uroj që Chelsea të jetë fitues”.

Chelsea e humbi finalen e FA Cup vitin e shkuar në shifrat 2-1 ndaj Arsenalit, prandaj këtë herë nuk do duan ta lënë të shkojë pa e shfrytëzuar këtë mundësi. Për mesfushorin Cesc Fabregas kjo do të jetë finalja e tretë në këtë kompeticion dhe eksperienca e tij do të jetë domethënese për suksesin që Chelsea kërkon të vendosë.31-vjeçari shprehet se për të fituar një finale duhet ta dominosh lojën, të tregohesh më i mprehtë se kundërshtari, por ndonjëhre as kjo nuk mjafton.

“E kam fituar këtë trofe kur kam qënë 18-vjeç. Manchester United ishte një skuadër më e mirë por Kupën e fituam ne, me penallti.  Dua të them se gjrat ndodhin por sigurisht që ne do të mundohemi ta shijojmë sa më shumë këtë ndeshje duke synuar fitoren, që do të ishte një mbyllje e mirë për ne lojtarët si individë dhe sigurisht për tifozët që e meritojnë”.

Shumë prej lojtarëve që Antonio Conte ka në dispozicion  kanë luajtur më parë edhe nën urdhrat e Jose MourinhoS po tek Chelsea përfshi Fabregas, i cili deklaron se portugezi është fantastik.

“E dua Mourinhon, ai ka qënë i mrekullueshëm me mua tek Chelsea. Sigurisht që kjo nuk zbeh aspak dëshirën time që ai të humbasë të shtunën.  Uroj fitoren e Chelsea-it për veten time dhe për tifozët tanë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...