Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte sulmon Mourinhon: Është një hipokrit!

Një duel verbal zhvillohet prej kohësh mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos, që tashmë shënon një tjetër raund. Pas fitores që Manchester United shënoi në Fa Cup vetëm një ditë më parë portugezi bëri një deklaratë thumbuese në drejtim të italianit 48-vjeçar. Unë nuk jam akuzuar kurrë për ndeshje të trukura u shpreh Mourinho duke insinuar skualifikimin e Contes në vitin 2012. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi  i trajnerit të  Bluve të Londrës i cili e quan Mourinhon, një njeri të vogël.

“Kur ka komente të këtij niveli e të kësaj natyre, të cilat kanë si qëllim të diskriminojnë dhe fyejnë tjetrin pa ditur e njohur të vërtetën atëherë shpjegimi është se ato vijnë nga një njeri i vogël. Unë kështu e mendoj, ndoshta Mourinho ka qënë i tillë edhe në të kaluarën, i vogël në të shkuarën dhe në të tashmen dhe ndoshta do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Më kujtohet episodi kur ofendoi Ranierin për anglishten e tij e më pas kur u shkarkua veshi fanellën e tij, Mourinho është një njeri fals. Hipokrit!”.

Me këtë instensitet replikash mes palëve i sigurtë është fakti se edhe Mourinho nuk do të qëndrojë i heshtur.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...