Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Ora 21:00, Conte rotacion kundër Hull City-t, Chelsea mendjen te Barça

Me mendjen te sfida me Barcelonën në Champions, Chelsea zbret zontë në fushë përballë Hull City-t në takimin e parë të fazës së 1/8-ave të FA Cup. Londinezët sigurisht mbeten të favorizuar nga faktori fushë, pasi luhet në “Stamford Bridge”, por Antonio Conte ka ndërmend të bëjë disa ndryshime për ta patur të freskët skuadrën për përballjen me “blaugranat” javën e ardhshme. Thibaut Courtois, Cesar Azpilicueta, Cesc Fabregas dhe Eden Hazard rreshtohen mes atyre që pritet të pushojmë, për t’u dhënë shansin e aktivizimit lojtarëve të tillë si Willy Caballero, Danny Drinkwater and Willian. David Luiz dhe Tiemoue Bakayoko. Në vijën e parë italiani mund të aktivizojë titullar Alvaro Moratan, ndërsa Marcos Alonso, edhe pse është riaftësuar nga problem muskulor, do të ruhet për Barcelonën.
Nuk ka asgjë për të humbur skuadra e Championship, edhe pse rrezikon shumë rënien një kategori më poshtë.
Ky takim do të transmetohet në SuperSport 2 në orën 21:00. Por zhvillohet sfida tjetër e FA Cup Leicester City-t dhe
Sheffield United.
Në ekranin e Supersport nëpërmjet kanalit Eurosport 2 të apasionuarut e futbollit gjerman mund të ndjekin në orën 20:45 takimin hapës të javës së 23-të të Bundesligë, Hertha e Berlinit – Mainz.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...