Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Conte: Në asnjë moment s’e kam menduar dorëheqjen

Chelsea do të përballet të hënën me West Bromwich me synim për t’u rikthyer te fitorja pas hubmjes së rëndë 4-1 në fushën e Watfordit. Trajneri Antonio Conte ka përfunduar prej javësh në qendër të kritikave, madje presupozohet se nëse dështon në takimet e radhës, lamtumira e tij është e sigurt. Në një prononcim të fundit rreth të ardhmes së tij, marrëdhënieve të tensionuara me drejtuesit apo një dorëheqjeje të mundshme, italiani u shpreh:

“Nuk e kam menduar qoftë për një moment dorëheqjen. Ndoshta kam gabuar me formacionin, por kur rezultatet qenkan kaq shumë të këqija përgjegjësia duhet të ndahet mes trajnerit, futbollistëve dhe shoqërisë. Impenjimi im dhe i futbollistëve është maksimal. Duhet të marrim fitoren ndaj West Bromwich. Nuk do të jetë e lehtë, sepse morali nuk është shumë i lartë, por duhet të kemi besim në punën dhe lojën tonë.”

Pronari i Chelsea-t, manjati rus Roman Abramovic, nuk ka ndërmend t’i futet një tjetër aventure duke zëvendësuar trajnerin në mes të sezonit. Sigurisht që e ardhmja e Contes varet nga vazhdimësia e rezultateve, sidomos në Champions League, ku e pret përballja me Barcelonën, pasi në Premier League mjafton një nga katër vendet e para, duke qenë se Manchester City praktikisht duket i pakonkurrueshëm për titullin kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...