Premier League

Conte: Mua nuk më blejnë kampionë

Antonio Conte ka shprehur edhe njëherë pakënaqësitë ndaj presidencës së Chelseat, që ka nisur që pas merkatos verore dhe vijoi edhe në janar. Ish trajneri i kombëtares italiane nuk ka qenë asnjëherë i kënaqur me merkaton e kryer nga klubi dhe nuk ka ngurruar ta bëjë publik qëndrimin e tij.

“Nuk e di si ia bëjnë trajnerët e tjerë, që i bindin drejtuesit të bëjnë shpenzime marramendëse. Unë nuk ia kam dalë dot. Mua nuk më kanë sjellë asnjë kampion”, tha Conte me humor, në një konferencë për shtyp.

Tekniku i Chelseat komentoi edhe zërat që flasin për Luis Enriquen si pasues të tij në stolin londinez, pas përfundimit të sezonit.

“Luis Enriquen e njoh që nga periudha kur drejtonte Romën dhe unë Juventusin. Kam respekt për të dhe punën e tij. Është një trajner i aftë dhe bashkë kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, tha Conte, duke mos mohuar mundësinë e largimit në verë.

To Top