Premier League

Conte larg Chelsea-it, Allegri pasuesi i tij?

Antonio Conte nuk do të ketë më konfirmimin e Roman Abramovich për vazhdimësinë në stolin e Chelseat  në fund të këtij sezoni. Zëra të tillë i japin jetë një skenari që nuk është i panjohur në ambientin sportiv europian. Në  referencë të ngjarjeve të një viti më parë kur Junventus fetsonte triumfin e gjashtë rradhazi në Serinë A, i treti personal për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili ishte vetëm një hap larg fitimit të Champiosnit në finalen e dytë të arritur prej tij, tekniku i  bardhezinjve italian ishte në lupën e klubeve më të mëdha të kontinentit të vjetër,  Si PSG dhe Arsenal. Rinovimi me Juventusin deri në vitin 2020 për 50- vjeçarin nga Livorno edhe këtë herë nuk i ndal klubet klubet e mëdha të tentojnë për të marrë shërbimet e tij. Këtë herë bëhet fjalë për Chelsean. Burime nga Stamford Bridge konfirmojnë lajmin se manjati rus Abramovich tashmë dëshiron më çdo kusht që të ketë Allegrin në drejtimin e skuadrës së tij  me këtë të fundit që siç raporotjnë mediat angleze ka pranuar të ulet në stolin e Chelseat vitin e ardhshëm. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e klubit juventin të cilët kurrsesi nuk dëshirojnë të humbasin shërbimet e teknikut kontrata me të cilin i sheh  palët të lidhura deri në vitin 2020.

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.