Bundesliga

“Çmenduria” e Schalkes: 12 mln euro pagë Goretzkas për rinovimin

 

Mesfushori i talentuar i Schalke 04, Leon Goretzka, është objektiv i klubeve më të mëdha europiane, sidomos nga Premier League. Përveç dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City, 22-vjeçari i pëlqen shumë edhe Barcelonës, por klubi nga Gelsenkirchen nuk dëshiron të humbasë. Për të bindur që të qëndrojë në Bundesligë, drejtuesit e Schalkes janë gati t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me një pakë rekord 12 milionë euro në sezon. Duket e pabesueshme që një skuadër e nivelit të Schalkes të shpenzojë kaq shumë vetëm për pagën e një futbollisti, por kjo strategji është ndjekur ndoshta për të rritur çmimin e kartonit të lojtarit, i cili prite të jetë edhe një nga zbulimet e Botërorit “Rusi 2018”.

To Top