Ligue 1

Claudio Ranieri do Lucas Mouran e PSG te Nantes

Nantes ka kthyer sytë nga Paris Saint-Germain për të përforcuar skuadrën në sesionin dimëror. Sipas mediave franceze, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri ka piketuar Lucas Mouran, të cilin dëshiron ta marrë në formë huazimi. Megjithatë ky opsion nuk është i pëlqyeshëm as nga sulmuesi brazilian dhe as nga klubi parizien, me Nantes që duhet të paraqesë një ofertë bindëse për 25-vjeçarin. Këtë sezon braziliani ka gjetur shumë pak hapësirë në formacion, madje numëron vetëm 75 minuta në total në 5 ndeshje të Ligue 1, në të gjitha rastet si zëvendësuar. Ka shënuar vetëm një gol, në fitoren e thellë 1-5 në fushën e Metz.

To Top