Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man.City rekordesh, vjen fitorja e 17-të rresht, ngec Chelsea

Tashmë janë 17 fitoret radhazi. Manchester City nuk di më të ndalet dhe vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme në Premier League. Në javën e 19-të skuadra e Pep Guardiola shpartalloi me rezultatin e thellë 4-0 modestët e Bournemouth, me Citiziens që u bënë skuadra parë në ishull që arrin të fitojë 17 ndeshje rresht në historinë e Premier League. Përsa u përket kampionateve të rëndësishme europiane, Manchester City barazoi rekordin e Interit të Mancinit që në sezonin 2006-2007 bëri 17 fitore radhazi ndërsa misioni i City-it tashmë është thyejë edhe rekordin e Bayernit që ka regjistruar 19 fitore rresht. Në Etihaad Stadium formacioni i Pep Guardiolës hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt fitimit të titullit kampion. Në të 27-tën ra edhe rezistenca e Bournemouth me Agueron që kaloi në avantazh vendasit. Në fillimin e pjesës së dytë Sterling dyfishoi shifrat ndërkohë që në çerekorshin e fundit të lojës, Aguero dhe Danilo vulosën rezultatin në 4-0 me Manchester City-in që mbylli në mënyrë perfekte fazën e parë me 55 pikë të grumbulluar dhe me një goleavarazh +48. Ngeci sërish në transfertë Chelsea i Contes që pa Alvaro Moratën të skualifikuar barazoi 0-0 në fushën e Evertonit që me trajnerin Sam Allardyce në stol vazhdon serinë e rezultateve pozitive. I dha fund krizës Newcastle United që mposhti 3-2 në transfertë West Ham, ndërkohë që u rikthye te fitorja Stoke City falë suksesit 3-1 ndaj West Bromwich në shtëpi. Brighton mundi 1-0 Watfordin ndërkohë që u mbyllën me shifrat 1-1 dy takimet e tjera të javës së 19-të Southampton-Huddersfield dhe Sëansea-Crystal Palace.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...