Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

City nuk ndalet, fiton United, ‘ngecin’ Arsenali e Liverpooli

Manchester City ka marrë fitoren e 15 radhazi dhe të 16-ën në total, në 17 javë të Premier Leagues. Skuadra e Guardiolës triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Swansea-t, ku vendosën dopieta e David Silvës dhe golat e De Bruyne dhe Agueros.

Fitore të thellë mori edhe Leicesteri në transfertën ndaj Southamptonit, me rezultatin 1-4. Mahrez, King dhe Okazaki dy herë, shënuan në portën e vendasve, ndërsa për Southamptonin ishte Yoshida që dërgoi topin në rrjetë.

Manchester United i falet golit të Romelu Lukakut në pjesën e parë, për të marrë 3 pikët ndaj surprizës së Premier Leagues, Bournemouthit. Skuadra e Mourinhos tregoi shumë dëshirë për t’u rikthyer te fitorja, pas humbjes në derbin e para 3 ditëve, por nuk arriti të konkretizonte më shumë se një herë në portën e miqve.

Edhe Totenhami triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Brightonit, 3 ditë para sfidës më të rëndësishme të fundjavës, asaj ndaj City-t të Guardiolës. Aurier në pjesën e parë dhe Son Heung-Min në të dytën, shënuan dhe i dhanë 3 pikët skuadrës londineze.

Mesjava nuk ka qenë aspak e këndshme për Liverpoolin, që për të dytën ndeshje radhazi në ‘Anfield Road’, ndalet në barazim. ‘The reds’ nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetën e portës së West Bromit, ndonëse krijuan disa mundësi të mira. Barazim pa gola mori edhe Arsenali në transfertën ndaj West Hamit të rilindur.

Premier League kryesohet bindshëm nga Manchester City me 49 pikë, 11 më tepër se Unitedi i vendit të dytë. Në vendin e 3-të renditet Chelsea me 35 pikë dhe në të 4-tin Tottenhami e Liverpooli me 31.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...