Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Chielini i kërkoi bluzën, Grezda: Po kaloj moment të mirë

Eros Grezda është shndërruar në një titullar fiks të trajnerit Panucci dhe po tregon në fushë se e meriton vërtetë të luajë. Si ndaj Spanjës, edhe sot gjakovari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa për pak nuk ndëshkoi edhe portierin legjendar të Italisë, Buffon.

“Trajneri më ka besuar dhe jam munduar t’ia shpërblej me paraqitjet në fushë. Jam në formë të mirë dhe sot u mundova të befasoj Buffonin, por nuk pata fat. Preferoj më shumë të luaj në krah, por jam gati të sakrifikohem ku të ketë nevojë trajneri”, deklaroi sulmuesi.

Grezda vuri në vështirësi edhe një mbrojtës të madh si Chielini, i cili nxitoi t’i ndërrojë bluzën me gjakovarin, në përfundim të ndeshjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...