Premier League

Chelsea ‘vret’ ëndrrën Champions, Tottenham nuk gabon

Ëndrra e Chelseat për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions Leagues është venitur tashmë, pas barazimit 1-1 ndaj Huddersfieldit.

Pas fitores së javës së kaluar ndaj Liverpoolit, londinezëve u duhej të merrnin 6 pikët në dy takimet e mbetura, për të qenë pjesë e 4 skuadrave të para të renditjes, por ngecën që në tentativën e parë.

Nga ana tjetër Huddersfield, pas barazimit ndaj Cityt, mori një tjetër pikë, duke siguruar përfundimisht mbijetesën, mes më të mirave të futbollit anglez.

Depiotre kaloi miqtë në avantazh në minutën e 50’, ndërsa për Chelsean e Antoniuo Contes barazoi anësori spanjoll Marcos Alonso në të 62-tën. Më pas blutë e Londrës e shtuan presionin në kërkim të golit të barazimit, por nuk ia dolën të dërgojnë sërish topin në rrjetë, për të marrë 3 pikët aq të rëndësishme.

Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur në Premier League, shpresa e vetme e Chelseat është që të marrë fitoren vetë dhe të shpresojë nga ndonjë hap fals i Liverpoolit, në sfidën ndaj Brightonit.

Fitore mori edhe Tottenhami, që mposhti minimalisht 1-0 Newcastlen dhe siguroi tashmë edhe matematikisht një vend në edicionin e ardhshëm të Championsit, ndërsa Manchester City mposhti 3-1 Brightonin.

Në sfidën tjetër mes Leicesterit dhe Arsenalit, veëndasit fituan me rezultatin 3-1, duke u shfaqur dominues nga fillimi i takimit.

To Top