Chelsea i ka idetë e qarta për lojtarët që do të synojë në merkaton e verës. Huazimi i Michy Batshauyi te Borussia Dortmund nuk ishte një lëvizje e thjeshtë merkatoje, pasi “Blutë e Londrës” kërkojnë të shfrytëzojnë kalimin e tij te verdhezinjtë për të arritur te talenti Christian Pulisic. Batshauyi ka bërë një paraqitje të mirë nën drejtimin e Peter Stoger dhe me shumë mundësi drejtuesit e klubit gjerman do të vendosin për ta blerë përfundimisht kartonin e tij. Pikërisht këtë gjë pret Chelsea që do të shfrytëzojë çdo mundësi për të përfshirë në tratativë edhe kartonin e Pulisic. 19-vjeçari ndiqet me shumë interes edhe nga Liverpool e Real Madrid që gjatë merkatos së verës do të bëjnë maksimumin për t’ia rrëmbyer Dortmundit.