Premier League

Chelsea, kontrata e re e Hazard 300 000 stërlina në javë

Eden Hazard është i bindur qe epoka e tij te Chelsea nuk mund të përfundojë kaq shpejt. Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës është gati të firmosë kontratën e re me “blutë” e Londrës për të vijuar ciklin e tij te kjo skuadër. Sezonin e ardhshëm kampionët në fuqi të Premier League-s do t’i ofrojnë një pagë faraonike prej 300 000 stërlinash në javë, për ta shdërruar futbollistin për të paguar në historinë e klubit. Gjithsesi, 26-vjeçari, ashtu sikurse portieri Thibaus Courtois do të presë fundin e sezonit aktual për të hedhur të zezën mbi të bardhë.

Hazard ndihet shumë i lumtur te Chelsea dhe ka kontratë deri në vitin 2020, por presidendi Roman Abramovich nuk dëshiron të rrezikojë, pasi për një nga elementët më të mirë të klubit që ai drejton interesohen skuadrat më në zë në Europë, ku veçohet Reali i Madridit. Kjo është arsyeja pse kontratë e re e Hazard do të jetë ndjeshëm e përmirësuar, me futbollistin belg që do të jetë më i paguari në historinë e Chelsea-t.

To Top