Koulibaly është njeriu i momentin në Serinë A, pas atij goli të shënuar në minutën e 90’, në sfidën Juventus-Napoli, duke i dhënë fitoren e rëndësishme skuadrës së Sarrit.
Qendërmbrojtësi prej kohësh dhuron paraqitje të një niveli mjaft të lartë, duke qenë nga më të mirët në prapavijën napolitane, por ky gol ka evidentuar edhe më shumë cilësitë e tij.
Mediat angleze raportojnë se është pikërisht Chelsea që duket i bindur të sjellë Koulibaly në Londër dhe për këtë ka kërkuar informacion te klubi i Napolit.
Nga ana tjetër, De Laurentis duket i bindur të mos heqë dorë nga qendërmbrojtësi për një shumë më të vogël se 70 milionë euro, që tingëllon si shumë e lartë, por në Angli janë mësuar me shifra të tilla.
Mjafton të kujtosh që Liverpooli pagoi plot 84 milionë euro për të marrë Virgil Van Dijk nga Southamptoni, një qendërmbrojtës me mjaft eksperiencë në Premier League.