Përfaqësuesja

Challandes zbulon 23 lojtarët e Kosovës për miqësoret e Francës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri i sapoemëruar, Bernard Challandes, ka vendosur të grumbullojë për dy miqësoret me Madagaskarin dhe Burkina Fason, që do të luhen respektivisht më 24 dhe 27 mars në Francë.

Trajneri zvicëran, i cili do të bëjë debutimin në krye të Kosovës, ka preferuar të thërrasë 23 futbollistë, disa prej të cilëve për herë të pare, si Edon Zhegrova i Genk-ut, mesfushori i Luzernit, Idriz Voca, dhe futbollisti  Grashoppers Gjelbrim Taipi. Kontaktet e Federatës së Fubollit të Kosovës me Taipin kanë qenë të mëhershme, mirëpo për shkak të pasaportës nuk kishte mundësi t’i bashkohej ekipit. Me ardhjen e Taipit tashmë pjesë e Përfaqeuseses janë dy lojtarë nga Kosova lindore, Fidan Aliti nga Presheva dhe Taipi nga Bujanovci.

Sa i përket Edon Zhegrovës, ai ka bërë të ditur edhe me parë që ka zgjedhur Kosovën, edhe pse kishte pasur kontakte me Shqipërinë. Ndërkohë, 20-vjeçari nga Mitrovica, Idriz Voca, kishte refuzuar Zvicrën për të veshur fanellën e Kosovës dhe pritet të debutojë në njërën nga dy ndeshjet e marsit. Pjesa tjetër e lojtarëve janë po ata të cilët ishin grumbulluar edhe më parë, por janë tri mungesa mjaft të rëndësishme.

Valon Berisha i Salzburgut, i cili po kalon formë fanastike, nuk është i gatshëm për shkak të lëndimit, ndërsa atij i është shtuar edhe Besar Halimi për të njëjtën arsye. Në këtë grumbullim mungon mbrojtësi Bajram Jashanica, i cili përveçse është i lënduar, ka dhe probleme me UEFA-n për shkak të dyshimeve për doping.

Portierë: Samir Ujkani (Cremonese), Bledar Hajdini (Trepça’89), Faton Maloku (Feronikeli).

Mbrojtës: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Leart Paqarada (Sandhausen), Mërgim Vojvoda (R.Muskron), Ardin Dallku (Vorskla Poltava), Fidan Aliti (Skënderbeu), Lirim Kastrati (Roma U-21), Benjamin Kololli (Lozanë), Alban Pnishi (Grasshoper).

Mesfushorë: Hekuran Kryeziu (Luzern), Idriz Voca (Luzern), Herolind Shala (Lyngby), Gjelbrim Taipi (Grasshoper), Edon Zhegrova (Genk), Arbër Zeneli (Herenven), Bernard Berisha (Akhmat), Bersant Celina (Ipsuiç Town), Milot Rashica (Verder Bremen)

Sulmues: Elbasan Rashani (Odds BK), Atdhe Nuhiu (Shefild Uensdej), Vedat Muriqi (Çaikur Rizespor).

 

To Top