Përfaqësuesja

Challandes: Nuk pësuam gol, kjo më gëzon më shumë se fitorja

Më shumë se për fitoren dhe golin e shënuar nga Zhegrova, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është i kënaqur me faktin se skuadra që ai drejton nuk pësoi gol. Trajneri zvicëran e analizon me nota përgjithësisht pozitive këtë miqësore.

“Jam shumë i kënaqur me fitoren, kjo është e qartë. Qëllimi i parë që kemi patur gjatë javës ka qenë në aspektin mbrojtës. Nuk kemi pësuar gol dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua, ndërkohë që gjatë eliminatoreve Kosova është ndëshkuar 24 herë. Patëm raste të mira edhe në pjesën e dytë, por nuk i konkretizuam. Jam i kënaqur edhe me mentalitetin e skuadrës, djemtë qëndruan kompaktë, kjo ishte ajo që doja në këtë takim. Kam rezervat e mia në disa momente të lojës. I kemi humbur disa topa, por mund t’i korrigjojmë gabimet.

Duke larguar entuziazmin e tepërt, Challandes sheh nga takimi i radhës.

Tani është e qartë, kemi mundur Madagaskarin, që nuk është Brazili, edhe pse mbetet një kundërshtar për t’u respektuar, por duhet të jemi të përqendruar dhe të shohim për të ardhmen.

To Top