Përfaqësuesja

Challandes në Kosovë për futbollistët e Vala Superligës

Përfaqesuesja e Kosova pritet që në fund të muajit maj apo në fillim të qershorit të zhvilloj të paktën dy ndeshje miqësore. Madje, vëllazërorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës tashmë vetëm pritet të zyrtarizohet nga federatat përkatëse, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës po përpiqet të gjejë edhe një kundërshtar për të organizuar një tjetër kamp si ai i Parisit. Sidoqoftë, SuperSport merr vesh se trajneri i ekipit kombëtar të Kosovës në futboll, Bernard Challandes do të jetë në Kosovë gjatë kësaj fundjave.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë, mirëpo qëllimi i zviceranit është që të ndjekë disa nga ndeshjet e Superligës së Kosovës në mënyrë që të shohë nëse ka ndonjë element që mund t’i interesojë për ta bërë pjesë të grumbullimit të ardhshëm. Kjo do të jetë hera e dytë që trajneri Challandes zbarkon në Kosovë, ndërsa hera e parë që do të ndjekë nga afër ndeshjet e Superligës nga stadiumet tona.

Në ndeshjet miqësore të muajit mars në grumbullimin e Kosovës ishin dy lojtarë nga Superliga, dy portirët Bledar Hajdini dhe Faton Maloku. Ky edicion i Superligës ka qenë mjaft i fortë dhe interesant, ku ka nxjerrë në pah edhe lojtarë të cilët mund të jenë të nevojshëm për të ardhmen e Kosovës.

 

To Top