Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ceferin: Ua kujtojmë ne klubeve rregullat e FPF-së

Fillimisht Neymar për 222 milionë dhe tani Dembele për 147. Një merkato e çmendur, shifra marramendëse të barazvlefshme edhe me vlerën e disa prej klubeve më të lavdishëm të kontinentit. UEFA që disa vite më parë futi në mekanizma sistemin e fair play financiar që mesa duket nuk arrin të kontrollojë shpenzimet marramendëse të sheikëve të naftës. Presidenti  Aleksander Ceferin kërkon që klubet të respektojnë rregullat e fair play financiar, duke e adresuar problematikën në Paris, aty ku Al Khelaifi po bën gati goditjen e dytë të madhe, sulmuesin 19-vjeçar, Kylian Mbappe.

“Jam shumë serioz kur flasim për këtë çështje dhe do ta shikoni. Ne do të punojmë për të ndihmuar sa më shumë klubet duke respektuar rregullat që janë në fuqi, por nëse ata nuk përmbushin detyrimet, ne do t’i ndëshkojmë, madje do t’i ndëshkojmë ashpër. Nuk po flas për PSG por për çdo klub europian. Po monitorojmë me kujdes merkaton e verës që nuk është mbyllur ende. Më besoni, po punojmë me kujdes në këtë drejtim”.

Afati aktual është vjeshta e vitit 2018 u klubet  mbyllin periudhën 3-vjeçare të bilanceve dhe duhet t’i faktojnë UEFA-s se kanë respektuar fair play financiar, por Ceferin nuk preferon të flasë për këtë detaj, duke theksuar se deri në përfundim të auditit nuk mund të paragjykojë asnjë klub europian.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndjekim me përpikmëri rregullat, në të kundërt është mirë që ata që i thyejnë të shkojnë në shtëpi. Klubet e mëdha nuk kanë interes të ngushtojnë diferencat me kluet më të vogla, por UEFA ka mekanizmat e duhura për të ndalur rritjen e shpejtë të tyre në rrugë jo shumë fair play. Vite më parë, klubet e mëdha refuzuan një komision për monitorimin e pagave me justifikimin se shkel ligjet. Unë nuk jam i sigurt nëse një gjë e tillë mund të funksionojë, por më habit fakti që këtë e kundërshtojnë njerëz të fuqishëm”.

Në fund, Ceferin preku edhe një aspekt që shqetëson jo pak klubet, tarifat e agjentëve të lojtarëve.

“Transferimet janë bërë shumë të kushtueshme por koisionet që përfitojnë agjentët gjithashtu janë shumë të larta. Këto para nuk shkojnë për futbollin. Për këtë do të flasim me FIFA-n që mund të na ndihmojë të zgjidhim gjithashtu shumë problematika të tjera”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...