Ligue 1

Cavani: Dua Championsin, dashuria për PSG-në rritet me kohën

Edinson Cavani nuk ka ndërmend të largohet nga PSG, edhe pse me mbërritjen e Neymar nga Barcelona protagonizmi i tij është eklipsuar disi nga prania e brazilianit, me të cilin ka patur edhe shkëndija sezonin e kaluar.

“Kam kontratë deri në verë të vitit 2020 dhe mendoj se dashuria për këtë klub po rrittet me kalimin e kohës. Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Dua të fitoj trofe të tjerë me PSG, veçanërisht Champions League-n.”

“El Matador” me këto fjalë u jep një sinjal të qartë të gjitha skuadrave të mëdha që shpresonin të siguronin shërbimet e tij gjatë merkatos së verës.

To Top