Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Carmen De Pietro tregon historinë e dashurisë me Maradonën (Foto)

Carmen De Pietro është rikthyer të flasë për të shkuarën, teksa ka treguar për herë të parë një histori dashurie mes saj dhe Diego Maradonës, ndodhur 26 vite më parë. Një nga modelet më të njohura të asaj periudhe, De Pietro rrëfen se si ishte njohur me Diegon, gjatë një udhëtimi në Napoli.

“Shkova ta takoja në Napoli dhe isha në vaskën e hotelit, ndërsa Diego erdhi para kohe në takim. I thashë nga brenda dhomës, se isha duke u larë, por më tha se mund të vazhdonte të më lante ai. Kështu nisi edhe historia jonë, që vazhdoi për disa kohë. Çmenduria më e madhe që Diego ka bërë për mua, ishte që u largua nga grumbullimi, duke gënjyer se kishte njërin nga prindërit të sëmurë. Duheshim shumë, por nuk është se pata menduar ndonjëherë për martesë me të. Ai thjesht ishte Diego Maradona, futbollisti më i njohur në botë për kohën dhe nuk mund të refuzohej”, tregon me nostalgji vajza e ekraneve italiane.

Carmen De Pietro ka pasur edhe një lidhje me një tjetër ish futbollist të Napolit, pikërisht Daniel Fonseca-n, gjatë vitit 1993.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...