Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Bunjaku shpall listen e lojtareve per Kroacine e Finladen

Albert Bunjaku ka publikuar listën e 22 futbollistëve të ftuar te Kosova për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin Rusi 2018 kundër Kroacisë dhe Finlandës. Për selektorin e Kosovës ka qenë mjaft e komplikuar për të formuar këtë listë, sipas tij që 9 vjet prejse udhëheq, situata nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë përshkak të mungesës së paraqitjeve që kanë futbollistët nëpër ekipet e tyre, e disa ende nuk kanë gjetur skuadër. Lista e plotë e lojtarëve të ftuar është kjo:
Portier:
Samir Ujkani
Adis Nurkovic
Blerdar Hajdini
Mbrojtes:
Ardin Dallku
Amir Rrahmani
Bajram Jashanica
Mërgim Vojvoda
Leart Paqarada
Benjamin Kololli
Lirim Kastrati
Mesfushorë:
Besar Halimi
Besar Musolli
Donis Avdijaj
Hekuran Kryeziu
Enis Alushi
Milot Rashica
Arbër Zeneli
Bernard Berisha
Valon Berisha
Sulmues:
Vedat Muriqi
Erton Fejzullahu
Atdhe Nuhiu
Ishte planifikuar që edhe Alban Pnishi të ishte me këtë grup por para 2 ditësh ai ka pësuar lëndim dhe nuk është ftuar. Vlenë të theksohet që për herë të parë në këtë fazë kualifikuese për botëror janë grumbulluar, mbrojtësit Ardin Dallku e Bajram Jashanica poashtu edhe sulmuesi Erton Fejzullahu. Në dallim me listën anti Turqi, Albert Bunjaku ka bërë 5 ndryshime, duke lënë jashtë Avni Pepën, Fidan Alitin, Herolind Shalën, Anel Rashkajn dhe Besart Berishën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...