Gossip

Bukuroshja estoneze ‘mahnit’ në parakalimin olimpik (Foto)

Ajo është një skiatore e shpejtësisë dhe mbajti flamurin e Estonisë, në parakalimin e djeshëm, në ceremoninë e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për Saskia Alusalu, një bukuroshe, që do të mbushë 24 vjeç vetëm në prillin e këtij viti dhe që është një kandidate e fortë për t’u shpallur sportistja më e bukur e kësaj Olimpiade.

Gjatë parakalimit të djeshëm, ajo tërhoqi vëmendjen, duke marrë shumë komplimenta në rrjetet sociale.

To Top