Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Buffon nuk ia del, Juve me 3 mungesa drejt derbit të Italisë

Gigi Buffon nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për takimin e nesërm të ‘Allianz Stadium-it’, mes Juventusit dhe Interit. Kapiteni i bardhezinjve bëhet kështu mungesa e parë e madhe, në derbin e Italisë, duke ‘braktisur’ skuadrën në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Mungesa e Buffonit konfirmohet nga lista e 22 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Allegri, për sfidën përballë Interit. Krahas portierit, te Juventusi do të mungojnë edhe mbrojtësi zviceran Lichtsteiner dhe mesfushori kroat Pjaca.

Nga ana tjetër, Interi vjen i plotë në këtë takim, teksa janë rikthyer nga pezullimi Miranda dhe Gagliardini, ndërsa është rikuperuar plotësisht edhe Vecino. Kështu Luciano Spalletti do të ketë mundësi të përzgjedhë 11-shen e tij më të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...