Serie A

Buffon në konferencë shtypi të enjten, pritet njoftimi i tërheqjes

Gigi Buffon duket se po kalon ditët e fundit te Juventusi dhe për këtë vijnë konfirmime të rëndësishme nga dita në ditë. Portieri dhe kapiteni i bardhezinjve duket se ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, për t’u larguar si kampion i Italisë për të 7-ën herë radhazi.

Juventusi ka njoftuar se të enjten Gigi do të dalë në një konferencë për shtyp në ‘Allianz Stadium’, rreth orës 11:30, por pa dhënë detaje se për çfarë do të flasë.

Gjithsesi, pritshmëritë janë që Buffon të komunikojë zyrtarisht vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur dhe pse jo për të treguar edhe planet për të ardhmen.

To Top