Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Buffon bën prapakthehu: Edhe 60-vjeç do të luaja për Kombëtaren

Gigi Buffon “rifutet” në lojë. Pas eliminimit nga Suedia në kualifikueset e Botërit “Rusi 2018”, portieri 40-vjeçar deklaroi publikisht se do të tërhiqej nga futbolli, por “ushtari” më i vjetër i “të kaltërve” duket se nuk ka ndërmend “të dezertojë”.

“I dhashë vetes mundësinë e një pauze. Kam një moshë të caktuar, por pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar si një “ushtar” i Juventusit dhe Kombëtares, ndaj nuk mund t’i lë në baltë. Edhe 60-vjeç po të isha, nëse do të më thërrsinin, nuk do t’i thosha kurrë jo përfaqësueses. Ky është koncepti im për të”.

Duke bërë hapa pas në vendimin e tij, Buffon flet edhe për ish-teknikun e Kombëtares Italiane Gian Piero Ventura.

“Trajneri bëri punën e tij, duke dhënë më të mirën nga vetja dhe mundësitë e tij, por, fatkeqësisht, nuk arritëm ta realizonim atë gol që do të na kishte bërë të shpresonim dhe ëndërronim. Ajo ndaj Suedisë ishte ndeshja më zhgënjyese në jetën time.

Lidhur me kampionatin, lojtari mitik shpehet se:

“Ajo fitore ndaj Crotones ishte jo vetëm e merituar, por edhe e duhura, pasi për momentin objektivi është të qëndrojnë në ndjekje të Napolit dhe Interit, që janë duke bërë një punë të shkëlqyer në këtë sezon. Vazhdimësia është faktori më i rëndësishëm tashmë për Juventusin. Për kampionatin ky është një moment i rëndësishëm, por jo vendimtar.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...