Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bregu në lot: Luftëtari ‘më bëri burrë’, jam përjetësisht mirënjohës

Jo vetëm Gigi Buffon te Juventusi, por edhe sulmuesi i talentuar vlonjat, Dejvi Bregu përjetoi ndjesinë e një ‘standing ovation-i’ spektakolar nga tifozëria e Luftëtarit, në ndeshjen e tij të fundit me gjirokastritët. Bregu shënoi një tjetër gol sot dhe falënderoi të gjithë ambientin në klubin e Luftëtarit, që e ‘kanë burrëruar’, siç ai vetë preferoi ta thotë.

Ndeshja e fundit në Gjirokastër, përshëndetja dhe lotët në fund…
Ishin lot që dalin nga shpirti, i jam shumë mirënjohës çdo njeriu që më ka përkrahur. Dua të falënderoj çdo shok të skuadrës dhe drejtues.

Do luani me Skënderbeun, apo do transferoheni diku jashtë? Kush e vendos të ardhmen tuaj?
Kartoni im është i Skënderbeut, dhe për të ardhmen e di agjenti im dhe klubi i Skënderbeut.

I kënaqur me pozicionin që do të ketë Luftëtari deri në fund?
Jam shumë krenar, të gjithë këtu janë krenarë. Të gjithë e meritojnë këtë sakrificë. Shpresoj që të gjithë ta njohin këtë mund tonin.

Ku je përmirësuar më shumë në këto dy vite?
Jam përmirësuar në gjithçka. Milinkoviç më bëri burrë. Përveç cilësive të mira teknike, më mësoi që duhet të vrapoj. Lika më ka përmirësuar në pozicionin tekniko-taktik dhe nga personaliteti jam rritur. Kjo ka ardhur nga minutat që ky klub më besoi, unë mendoj që ia u shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...