Formula 1

Brawn mesazh Marcchiones: S’duam ta humbasim Ferrarin

Ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, që tashmë operon në postet drejtuese të kompanisë “Liberty Media” (ka në pronësi Formula 1) duket se ka një mesazh direkt për Sergio Marchionen.

“Nuk dëshirojmë ta humbasim Ferrarin. Ky është një bashëkpunim me përfitime dypalëshe, sepse, reciprokisht, Ferrari i bën mirë Formula 1 dhe kjo e fundit i bën mirë Ferrarit, por siç dihet çdo bashkëpunim ka dhe limite,” – deklaron britaniku lidhur me situatën e fundit të krijuar mes palëve. Në të vërtetë vetëm pak kohë më parë Presidenti i Ferrarit Sergio Marchione, deklaroi se nëse skuadra e tij nuk do të pajtohet me rregullat e reja që kompania “Liberty Media” do të implementojë në këto gara, atëherë “Kokëkuqja” e Maranellos do të tërhiqet.

“Pyetja shtrohet se çfarë mund të pranojë Ferrari dhe cfarë mund të pranojmë ne. Ne kërkojmë të sjellim disa zgjidhje të reja, që do të mbajnë në pistë të gjithë pjesëmarrësit, mbi të gjitha skuadrat simbol të F1, sepse ato përfaqësojnë një pjesë shumë të rëndësishme dhe duhen respektuar e dëgjuar. Të paktën mbi një gjë bien të gjithë dakord, askush nuk dëshiron të shpenzojë më shumë. Kam qenë disa herë në mbledhjet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe skuadrave dhe mendoja se të gjithë ishin dakort me drejtimin e ri, mbi faktin se nevojiten motorë të rinj. Por, me sa duket, si në restorant, dikujt i ka pëlqyer antipasta, por jo pjata e parë.”

Më pas Brawn shton se “do të ketë edhe takime të tjera mes palëve dhe, nëse konstruktorët do të sjellin zgjidhje më të mira, kompania është e hapur për t’i dëgjuar. Gjithsesi, përjashohet fakti që të vazhdohet me motorët aktualw. 60-70% e tifozëve kërkojnë motorë më të zhurmshëm dhe spektakolarë dhe ne duhet ta kemi parasysh këtë kërkesë.”

To Top

Njoftim

DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë ende një dekoder apo modul të vjetër Tokësor SD, se duhet ta ndrrojnë patjetër me dekoder flyBOX ose T2 HD. E përfitoni falas me abonim Familjar ose Premium 12 mujor.

Pas proçesit të kalimit në T2, abonentët e tjerë me dekodera Tokësorë HD ose flyBOX, duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të kanaleve.DigitAlb njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, të cilët kanë dekoder Tokësor HD ose flyBOX, dhe ju shfaqen probleme me sinjalin apo listimin e kanaleve, se duhet të bëjnë PATJETËR Rikthim në Gjëndje Fillestare të Dekoderit, për të marrë renditjen e re të tyre.