Formula 1

Bottas “përmbys” Hamilton, i merr “pole position”

Valteri Bottas ka surprizuar shokun e skuadrës te Mercedes, Lewis Hamiltonin, teksa ka arritur t’i rrëmbejë pole-position-in e fundit sezonal.

Piloti australian ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dhabit, ndërsa kampioni i botës do të niset i dyti.

Vetëm vendi i 3-të për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa piloti tjetër i kokëkuqes, finlandezi Kimi Raikonnen u rendit i 6-i.

Çmimi i madh i Abu Dhabit është gara e fundit e Formula 1, për këtë sezon, ndërsa verdiktet e kampionatit janë dhënë tashmë, me Lewis Hamiltonin, kampion bote për pilotë dhe skuderinë Mercedes, kampione për konstruktorë.

To Top