Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Borja Valero: Napoli? Na tregoi City si mundet

Borja Valero nuk shqetësohet aspak për ndonjë kritikë në drejtim të lojës së Interit për aq kohë sa skuadra e Spallettit do të vazhdojë të ketë rezultate mjaft pozitive. 32-vjecari spanjoll madje uron që këto kritika të vazhdojnë, sikurse fitoret radhazi të Interit.

Shpresoj që këto kritika të zgjasin deri në fund të sezonit, mjafton që Interi të fitojë. Nuk e di nëse kjo është e vërtetë, secili ka mendimin e tij. Megjithatë, të marrësh 7 fitore dhe vetëm një barazim në tetë javët e pare, nuk është e thjeshtë.

Napoli vjen nga një humbje 2-1 në Champions në fushën e Manchester City-t, me skuadrën e Pep Guardiolës, që sipas Borja Valeros, tregoi se limitet e Napolit.

“Po, ashtu sic e shoh unë futbollit, Napoli luan futbollin më të bukur. Ka një manovër fluide dhe të shpejtë, e kontrollin topin dhe shënon shumë. Është gjithmonë dëfryese ta ndjekësh Napolin. Gjithsesi, Manchester City i Guardiolës na bëri të kuptojmë që Napoli nuk është i pamposhtur. Duhet të përfitojmë nga situatat që mund të krijohen në favorin tonë. Duhet të jemi të përqendruar për 95 minuta, sepse, po u lejove hapësira, ata të bëjnë keq.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...