Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Bordo rikthehet te fitorja, Amiens kalon edhe Dijonin

Java e 15 e kampionatit francez të futbollit ka startuar sot me 3 takimet e para, ndërsa është evidentuar konfirmimi i formës së mirë të Amiensit dhe rikthimi te fitorja e Bordosë.

Këta të fundit arritën të mposhtin me rezultatin e thellë 3-0, Saint Ettien-in, pas plot 8 ndeshjesh radhazi pa fitore. Mendy kaloi Bordonë në avantazh që në minutën e 5-të, ndërsa sulmuesi brazilian Malcom dyfishoi shifrat në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë ishte sërish Mendy që shënoi golin e 3-të dhe vulosi rezultatin final 3-0.

Amiensi vijon të konfirmojë formën e mirë këtë sezon, teksa sot kaloi pa probleme Dijonin, duke regjistruar rezultatin final 2-1. Ndryshe nga Bordo, Amiens ka 6 javë që nuk humbet, duke regjistruar 2 barazime dhe 4 fitore, ndërsa ka grumbulluar 21 pikë në këto 15 javë të para.

Në takimin e 3-të të mbrëmjes së të martës, Strasburg dhe Nantes ndanë nga një pikë, në barazimin e bardhë 0-0.

Ligue 1 do të vijojë nesër me 7 takimet e tjera të javës së 15, ndërsa renditja vijon të kryesohet nga PSG-ja, me 38 pikë, ose 9 më tepër se Lyoni e Monaco që renditen pas saj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...