Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Bonucci: Nuk e dorëzoj shiritin, Milani zgjedhja e duhur!

“Një nga mbrojtësit qëndrorë më imponues dhe teknikisht ndër më të mirët në botë. Aftësitë e tij udhëheqëse e ndihmuan Juventusin të fitonte titullin e gjështë radhazi në Serinë A.” Ishte kjo “bileta” e Leonardo Bonuccit në mbrëmjen gala të FIFA-s. Fundjavën që lamë pas në fakt, mbrojtësi italian u ndëshkua me karton të kuq për goditje me bërryl të kundërshtarit, e më pas u pezullua dy ndeshje për atë veprim të cilin këmbwngul se e ka bërë në mënyrë të pavullnetshme.

“Gjesti im ishte i pavullnetshëm, po kërkoja thjesht të clirohesha nga krahu i Rosit. Më vjen shumë keq që e lëndova, e pyeta menjëherë se si ndihej. I kam riparë disa herë pamjet e përsëritura dhe e theksoj se nuk ka qenë ndërhyrje e vullnetshme. Më vjen keq që ndodhi kështu, por gjithsesi i kam kërkuar falje Milanit dhe shokëve të skuadrës.   

Bonucci jep një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që mendojnë se nuk është njeriu i duhur për të marrë përgjegjësitë si kapiteni “kuqezi”.

Nuk e kam dorërzuar kurrë shiritin e kapitenit, këtë përgjegjësi e kam marrë që në fillim të sezonit dhe e kam për nder. Kurrë nuk jam penduar që kam zgjedhur Milanin.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...